Sport Shqiptar

Tifozët e Shkupit i dalin në mbrojtje “Kuqezinjëve të Jakovës”

Tifo grupi i skuadrës së FC Shkupit, “Shvercerat”, i kanë dalë në mbrojtje tifozëve të Vëllaznimit, “Kuqëezinjëve të Jakovës”.

Pas djegës së flamurit serb në palestër një person u arrestua, si dhe skuadra nga Gjakova u dënua nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Për këtë arsye “Shvercerat” gjatë ndeshjes kanë zbuluar një pankartë me mbishkrimin “Liri për KZJ”.

Ata po ashtu e kanë publikuar foton në Facebook, duke shkruar:

“Kërkojmë liri për djemtë e Gjakovës! Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Vëllaznimi mposhti Trepçën me rezultat 75:72.

/Shqip.com