Sport Ndërkombëtar

Tifozët e Milanit tërbohen ndaj lojtarëve pas humbjes nga Roma

Në ditën kur Roma i bëri dhuratë rinovimin e kontratës, Daniele De Rossi i bëri dhuratë një biletë për në fazën gjysmëfinale të Europa League.

Ekipi kryeqytetas nuk u mjaftuan me fitoren 1-0 në “San Siro”, por theu Milan edhe në stadiumin “Olimpik”, një sukses 2-1 që i jep më shumë ngjyra këtij sezoni që po shkonte drejt dështimit total.

Verdhekuqtë treguan klas dhe karakter, dominuan “djallin” që në start duke realizuar dy gola të shpejtë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Romën që “fluturon” në gjysmëfinale ku do të përballet me Bayer Leverkusen.

Por, eliminimi i Milanit nga Roma në raundin çerekfinal të Ligës së Europës, ka tërbuar tifozët kuqezinj që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit për të përkrahur kuqezinjtë.

Në fund të sfidës, ku Milani u mposht me rezultatin 2-1, ultrasit e “Curva Sud”, mblodhën lojtarët poshtë tribunës së tyre, ku me tone të ashtra iu kërkuan llogari futbollistëve, për këtë eliminim.

“Tregoni bo*let”, ishte fraza që u dëgjua në kamera në ultrasit drejtuar lojtarëve.

/Shqip.com