Sport Ndërkombëtar

Tifozët e Barcelonës sulmuan mbështetësit e Bayernit

Një incident ka ndodhur në stadiumin e Barcelonës “Camp Nou”, ndërmjet tifozëve të dy skuadrave, pas ndeshjes me Bayernin.

Përballja e FC Barcelonës përfundoi duke humbur 0-3 kundër Bayern Munich me golat e Mane, Choupo- Mouting dhe Pavard që nënkuptonte eliminimin e ekipit Liga e Kampionëve, shkruan Marca.

Kamerat e Movistar Plus + treguan momentin kur një tifoz i Bayernit provokoi me gjeste një pjesë të tribunës në të cilën ndodhej mbështetësit katalan.

Reagimi i disa tifozëve ishte fyerja, gjuajtja e sendeve, goditja dhe pështyrja mbi tifozin e Bayernit.

“Kjo është ajo që ka ndodhur në tribuna… një siklet i tmerrshëm. Është përzier deri në atë masë sa sigurimi i stadiumit e ka dëbuar atë tifoz ose e ka zhvendosur në një vend tjetër. E qëlluan duke e goditur në pranga… Për fat gardhi ishte në mes. Kjo është e patolerueshme”, shpjegoi Susana Guasch.

Barcelona për të dytin stinor radhazi u eliminua nga Champions League, që ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët.

/Shqip.com