Sport Ndërkombëtar

Tifozët e Barcelonës në lot pas largimit të Messit

Tifozet e Barcelones

Largimi i Lionel Messit ka shkaktuar trishtim dhe zemërim të madh te tifozët e Barcelonës, të cilët nuk arrijnë ta imagjinojnë skuadrën e zemrës pa yllin argjentinas, shkruan Shqip.com.

Zyrtarizimi i largimit të argjentinasit nga Barça, tronditi tifozët blaugranë, të cilët menjëherë pasi mësuan lajmin u grumbulluan para zyrave të klubit për të protestuar.

Protestat dhe pankartat nuk munguan as paraditen e së premtes në qendrën stërvitore të Barcelonës, madje një pjesë e tyre kanë gjetur edhe shkaktarin e largimit të yllit argjentinas që sipas tyre është Antoine Griezmann.

Në një atmosferë të zymtë ku fansat janë kapur edhe me mbrojtësin e kombëtares spanjolle, Jordi Alba, janë dëgjuar edhe ulërimat e tifozëve në drejtim të Griezmann.

“Messi po largohet për shkakun tënd”, brohorisnin tifozët blaugranë derisa shfaqnin pakënaqësin e tyre për largimin e Messit.

Klubi i Barcelonës doli me një komunikatë gjatë së enjtes ku njoftuan se edhe pse kanë arritur marrëveshje me Messin, ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak të problemeve financiare./Shqip.com