Sport Ndërkombëtar

Tifozët e Arsenalit zgjedhin futbollistin më të mirë të skuadrës së tyre

Arsenali i drejtuar nga tekniku spanjoll, Mikel Arteta arritën të zhvillonin një sezon fantastik, teksa për herë të parë pas shumë kohësh mund të quheshin pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut të Premier League.

Protagonistë mund të quhen padiskutim të gjithë lojtarët, por për “Lojtarin e Sezonit” të këtij viti, “Topçinjtë” kanë zgjedhur kapitenin e tyre, “arkitektin”, 24-vjeçar të mesfushës, Martin Odegaard, i cili mori 55 për qind të votave të tifozëve.

Mesfushori norvegjez regjistroi 15 gola e 7 asistime në 45 paraqitjet e regjistruara për skuadrën e Arsenalit, këtë sezon, me teknikun Mikel Arteta, që e konsideron norvegjezin, si një lojtar “kyç” në të ardhmen e klubit.

/Shqip.com