Tifozë të Liverpoolit do të padisin UEFA-n, pas kaosit në finalen e Ligës së Kampionëve

Më shumë se 1 mijë e 700 tifozë të Liverpool-it pretendojnë se janë lënduar ose kanë mbetur me trauma psikologjike në finalen kaotike të Ligës së Kampionëve dhe do të padisë UEFA-n, kanë thënë avokatët.
Organi drejtues i futbollit evropian po përballet me veprime në grup për finalen kundër Real Madridit në Paris.
UEFA vonoi fillimin me 35 minuta, duke përmendur “çështjet e sigurisë”, shkruan BBC.
Firma ligjore e Liverpool Bingham’s tha se klientët kishin folur për “skena të tmerrshme” në Stade de France.
Bingham’s është bashkuar me kompaninë juridike globale Pogust Goodhead në një padi për 1,450 klientë që pretendojnë neglizhencë.
Avokatët thanë se do të padisnin UEFA-n për shkelje të kontratës në shitjen e biletave dhe neglizhencë mbi një detyrë të kujdesit që kishin ndaj mbështetësve, të cilët u dëmtuan fizikisht dhe psikologjikisht.
Shumë tifozë të Reds folën për radhë të gjata në orët para ndeshjes dhe një reagim të ashpër të policisë ndaj grumbullimit të tifozëve./Shqip.com