Rozë

“Ti je kokrra e mashtrueses”, Melik nuk duron e ofendon Antonian

Antonia Gjoka

Në emisionin “Për’puthen Prime’ i cili transmetohet çdo të shtunë ka pasur tensione të madhe kur u transmetua zënka e Antoniës me Melikut.

Ata të dy ishin në gjakra të nxehtë që nga e premtja, për një mesazh të bërë në Instagram.

Një person anonim, i shkroi Melikut duke i thënë atij që të mos dilte me Antoniën në takime, duke e akuzuar atë që ka një lidhje jashtë dhe ai anuloi takimin me të.

Kjo sigurisht agravoi Antoniën, pasi ajo tha se kishte shumë respekt dhe shoqëri me të dhe se ai do të besonte gjëra të Instagramit ishte shumë e pabesueshme për të.

Të premten në backstage të emisionit Antonia vazhdimisht quante Melikun “i pafytyrë dhe mashtrues”.

Kjo vazhdoi dhe sot në përballjen mes tyre, ku të gjithë prisnin një sqarim por përfundoi më keq.

Kjo përballje ishte vetëm një debat në të cilin u fol vetëm për mesazhet kërcënuese të Instagramit, dhe Antonia vazhdimisht ofendonte Melikun.

“Ti je kokrra e mashtrueses” i bërtet ai.

Por, konkurrentët më shumë mbajnë anën e Melikut në këtë rast.

Nga ana tjetër, opinioniste sonte është dhe Ana Lleshi, një ish konkurrente e “Për’Puthen”, ku vazhdimisht mban anën e Melikut dhe thotë Antoniës se duhet të jetë më e kujdesshme se si flet me Melikun. /SHQIP.com