Lajme

“Ti je hajn i madh, ti je kriminel” – akuza mes kandidatëve për kryetar të Istogut

Bekë Berisha dhe Ilir Ferati - kandidatë për kryetar të Istogut

Debat i ashpër e me plotë akuza është zhvilluar të premten mbrëma mes kandidatëve për kryetar të Istogut, Ilir Feratit nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Bekë Berishës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky i fundit i është drejtuar Feratit me fjalët: “Ti nuk je i urtë Ilir, sepse ti se ki lanë një drejtor me hy gjashtë muaj ditë në vend të punës duke e kërcënuar bashkë me këtë Hakiun (kryetari aktual i Istogut nga LDK-ja, Haki Rugova)”.

Berisha ka vazhduar debatin duke hedhur akuza të rënda ndaj Feratit.

“Ti veç hajn je, se nuk mundesh me qenë kryetar”, ka vazhduar kandidati i AAK-së.

“Është gjallë njeri, e ka emrin Besart Dresha – gjashtë muaj nuk ka guxua me hy në vend të punës, e ka ushtrua detyrën e tij në mënyrë private. Ti je hajn xheparosh”.

Ferati i LDK-së i ka replikuar duke e quajtur “hajn shumë të madh”.

“Ti je hajn i madh pasi veç po don me u lëshu në këtë nivel”, është shprehur kandidati i LDK-së.

Zgjedhjet lokale në Kosovë janë mbajtur të dielën e 17 tetorit. Istogu ka shkuar në balotazh pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë mbi 50% të votave.

Më së shumti vota ka marrë Ilir Ferati i LDK-së, me 40.91%, ndërsa pas tij është radhitur Bekë Berisha i AAK-së me 26.61%./SHQIP.com