Sport Ndërkombëtar

“Ti amo Tirana”

Jose Mourinho

Duheshin 14 vite për të ngritur një trofe.

Më në fund, atë e arritën në tokën shqiptare, në “Air Albania” të Tiranës.

Ndonëse ishte Nicolo Zaniolo ai i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Feyenoord, meritori është njeriu që lojën e pa nga stoli.

Në fakt, ai është në krye të stolit dhe në krye të detyrës kur  një finale është pranë.

Me të fërshëllyer gjyqtari romun, Isvan Kvacs, ‘kapiteni’ i anijes romake u fut në fushë duke mos parë anash dhe me lot gëzimi shkoi drejt lojtarëve të tij, ashtu siç bëjnë fëmijët kur janë pranë dhuratave të vitit të ri.

Jose Mourinho zgjodhi të thyejë ‘mallkimin’ e romakëve që s’dinin për lavdi europiane që nga viti 1927 – atëherë kur u themeluan.

Tekniku portugez ka trofe të ‘kontinentit të vjetër’ po aq sa gishta në dorën e djathtë, apo edhe të majtën.

Gelsenkirchen i Gjermanisë, Madridi dhe Sevilla të Spanjës, Solna e Suedisë dhe tani Tirana e Shqipërisë janë qytetet që do mbesin në zemrën e tij.

Liga e Konferencës mund të jetë një kompeticion që ai dëshiron të shmangë në të ardhmen, por është titulli i tij i parë në Romë, duke i shtuar një koleksioni që filloi për herë të parë në 2003. /Shqip.com