Rozë

Thyhet treshja – njëra nga këto banore do të largohet sonte nga Big Brother

Prime i sotëm në Big Brother VIP Albania ka nisur me një hapje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.

Kjo pasi moderatorja, Arbana Osmani i informoje banorët për tërmetin e frikshëm që ka ndodhur në Turqi dhe Siri.

Pas kësaj, Arbana ka treguar se njëra nga banorët do të largohet sonte.

Olta, Tea, Dea

Në nominime janë: Dea Mishel, Tea Trifoni dhe Olta Gixharri dhe sipas banorëve do të largohet ish-konkurrentja e Përputhen, pasi është më e rrezikuara.

Madje edhe Replika.al mëson se Tea është ajo që do të lërë shtëpinë e Big Brother.

Se cila do të dal mbetet për tu parë.

/Shqip.com