Thyhet rekordi për transferimin e futbollistëve nga Shqipëria, “Transfermarkt” zbulon shifrën që fiton Partizani pas kalimit të Skukës në Metz
Publikuar:
(24.01.2023 11:57:47)

Sulmuesi shqiptar, Xhuliano Skuka u transferua te Metz në Ligue 2 të Francës edhe zyrtarisht.
Komnfirmimi i transferimit mbërriti në ditën e djeshme, me ish-sulmuesin e Partizanit të Tiranës që iu bashkua francezëve.
Faqja e specializuar “Transfermarkt” ka zbuluar përfundimisht shifrën e shitjes, pas shumë varianteve të dala në media.
Partizani ka arritur të fitojë 1.4 milionë euro dhe ka mbajtur 20 përqind të kartonit, duke bërë historinë e futbollit shqiptar.

Rekordin më parë e ka mbajtur Peter Olaynka, i cili ka skënderbeu u transferua në Genk për 1.2 milionë euro.
/Shqip.com