Lajme

Thyhen zyrat e OVL-së në Lipjan, vidhet kompjuteri

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së hënë u janë thyer zyrat në Lipjan.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga kryetari i kësaj dege, Ali Mejzinolli

“Të nderuar Veteran dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur kam ardhë në zyrën e OVL të UÇK-së në Lipjan, e kam gjetë derën e thyemë nga keqbërësit e shoqërisë tonë. Me këtë rast, ne Veteranët e kësaj dege shprehim indinjatën tonë dhe pakënaqësinë më të thellë”, thuhet në njoftim.

Sipas kryetari të degës, kjo ka ndodhur pasi që numri i atyre që janë anti- UÇK po rritët mjeshtërisht.

Reagimi nga OVL-Dega në Lipjan

“Sipas kësaj po shifet që, numri i atyre që janë anti UÇK dhe antikombëtar po rritët mjerisht. Huligajt që kanë thyer derën dhe kanë hyrë dhunshëm ne zyrë, kanë marrë me veti shtëpizën e kompjuterit, ka shkruar më tutje Mejzinolli./Shqip.com