Rozë

“Thumbon” Bora Zemani: Loja me dy vajza nuk është asnjëherë e bukur

Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemani

Bora Zemani padyshim është ndër personazhet më të komentuara në rrjete sociale.

Sonte (e shtunë) gjatë emisionit “Perputhen Prime”, pati një diskutim mes Mikelës, Erionit dhe Ritvanës.

Në fund të diskutimit rreth tyre, Mikela dëshironte të dinte nëse ka shkëmbyer puthje me Ritvanën, gjë të cilën ia mohoi konkurrenti.

Ndërkaq, Bora i kërkoi Erionit të dinte nëse me të vërtetë është duke e treguar atë çfarë ka ndodhur, derisa edhe ka “thumbuar”.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë e bukur”, është shprehur ajo.

Tutje theksojmë se ish – i dashuri i Zemanit, Donald Veshaj ka filluar lidhjen me Beatrix Ramosaj në “Big Brother Vip”.

Kjo romancë filloi pasi Donaldi dhe Bora ishin puthur brenda shtëpisë së famshme, derisa kjo e fundit kishte menduar se do të mund të rikthehen./SHQIP.com