Lajme

Thuhet se makinat me targa ‘KM’ nuk lejohen më të hyjnë në Kosovë

Targat ilegale në Mitrovicën e Veriut

Targat me akronime të qyteteve e që janë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë të cilat janë ilegale për autoritetet kosovare, thuhet se nuk lejohen më të hyjnë në Kosovë.

Siç ka raportuar B92, Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje kanë ndaluar një autoambulancë me pretekstin se ishte me targa ‘KM’ dhe nuk lejohen më nga autoritete e Kosovës.

Shoferi i ambulancës, Milan Jovanoviç kishte deklaruar se policia i kanë thënë se vendimi për moslejimin e kalimit të automjeteve me targa ilegale, iu kishte ardhur sot në 10:00 të mëngjesit. Sipas kësaj letre, pretendohet se pas datës 10 dhjetor, nuk lejohet asnjë automjet me targa ilegale që ta rinovojë regjistrimin.

Krahas kësaj, Jovanoviq ka deklaruar se të gjitha automjetet private që mbanin targa ilegale, janë detyruar që të kthehen mbrapsht.

Për rastin ishte deklaruar edhe pacienti i cili ndodhej në autoambulancë, i cili tha se kur e kuptoi që për shkak të targave nuk mund të kalonte, po ndjehej në siklet.

“Dje në mëngjes shkuam në Beograd ku bëra një koronarografi. Duke u kthyer, policia ndaloi ambulancën në Jarinje dhe tha se makina nuk mund të hynte në Kosovë. Ata thanë se makina nuk ishte e regjistruar. U ndjeva në siklet, jam ende duke bërë terapi dhe kur ata ju thonë se nuk mund të ktheheni për të vazhduar trajtimin në spitalin tuaj të shtëpisë, kjo nuk ka rëndësi,” tha Tomaseviç.

Sipas medias serbe, destinacioni i autoambulances ishte spitali rajonal në Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë, thuhet se një numër serbësh nga komunat në Kosovën e veriut patën probleme në ditët e mëparshme kur kalonin me makina në Bërnjak dhe Jarinje, sepse Policia e Kosovës i ndaloi ata dhe paralajmëroi se nuk kishin të drejtë të përdornin makinat e tyre me targa KM.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës pati marrë masa ndaj shoferëve të cilët vozisnin automjete me targa ilegale e të cilat janë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Por, ky vendim solli shumë pakënaqësi tek serbët lokal duke u bërë shumë incidente dhe kundërshtish.

Qeveria e Kosovës pati caktuar masa ndaj shoferëve të cilët vozisin këto automjete duke rrezikuar përshkallëzimin e situatës në veri. Kjo gjendje ngjalli edhe reagimet e ndërkombëtareve.

Megjithatë, në Bruksel u arrit një marrëveshje për targat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje parasheh mosvazhdimin e masave të parapara nga Qeveria e Kosovës për shoferët që vozisin automjete me targa të cilat cilësohen ilegale në Kosovë dhe janë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ndërsa, pala serbe është dakorduar që të mos bëj regjistrimin e automjeteve apo të moslëshojë targa për shoferët serb të cilët jetojnë në Kosovë.

/Shqip.com