Teknologji

Threads së shpejti do të lejojë mbylljen pa e rrezikuar llogarinë në Instagram

Njerëzit që u regjistruan në Therads me emrin e tyre të përdoruesit në Instagram, zbuluan se nuk mund ta fshinin llogarinë, por vetëm ta çaktivizojnë.

Por, një mënyrë aktualisht ua jep mundësinë e fshirjes së llogarisë në Threads, mirëpo ajo mënyrë e fshinë edhe profilin e Instagramit.

Adam Mosseri, kreu i Instagramit, zbuloi se Meta është në dijeni të këtij problemi dhe po punon për të gjetur një zgjidhje, dhe u sugjeroi përdoruesve të çaktivizojnë llogarinë e tyre tani për tani.

Threads i lejon përdoruesit të postojnë mesazhe të bazuara në tekst, video, GIF të shkurtra dhe të futin postimet në Instagram. Ata gjithashtu mund të pëlqejnë, komentojnë, ripostojnë dhe ndajnë postimet, por shumë veçori të tjera mungojnë.

/Shqip.com