Sport Ndërkombëtar

Thomas Muller: Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ishte një kënaqësi e madhe

Mesfushori gjerman, Thomas Muller ka folur pas eliminimit të Gjermanisë.

Gjermania fitoi ndeshjen e fundit të grupit ndaj Kosta Rikës, por nuk mjaftoi për të kaluar tutje në fazën tjetër.

Ky Botëror mund të ketë qenë i fundi për shumë nga yjet e gjermanëve, në mesin e tyre edhe për Muller.

“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, ishte një kënaqësi e madhe. E kam bërë me dashuri”, tha lojtari i Bayerni.

“Ne përjetuam momente të pabesueshme së bashku. Në çdo ndeshje jam munduar ta lija zemrën në fushë”, përfundoi gjermani.

Kombëtarja gjermane nuk arriti të prek fazën tjetër për të dytin Botëror me radhë.

/Shqip.com