Sport Ndërkombëtar

Thomas Muller është shpallur lojtar i ndeshjes me PSG-në

AP Photo/Andreas Schaad
AP Photo/Andreas Schaad

Mesfushori i Bayern Munich, Thomas Muller është shpallur lojtar i ndeshjes me PSG-në.

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se Mueller ishte më i miri në këtë takim, gjermani ishte shumë i përfshirë në golin e parë dhe ishte lider i vërtetë i ekipit.

Bayerni fitoi 2:0 ndaj PSG-së dhe preu biletën për në çerekfinale të Ligës se Kampionëve.

Ndeshjen e parë në Paris e fitoi me rezultat 1:0.

/Shqip.com