Sport Ndërkombëtar

Thierry Henry mund të emërohet përzgjedhës i Kombëtares së Belgjikës

Romelu Lukaku shpreson që Thierry Henry do të emërohet trajner i ri i kombëtares së Belgjikës.

Roberto Martinez u nda me kombëtaren e Belgjikës pasi skuadra nuk arriti të kalonte fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022.

Henry punoi si zëvendës i Martinezit në Katar dhe në Kupën e Botës 2018 në Rusi, dhe Lukaku beson se francezi duhet të ngjitet në rolin kryesor për shkak të shtatit të tij në dhomën e zhveshjes.

Duke folur për ‘Sky Italia’, sulmuesi i Belgjikës dhe Interit tha:

“Për mua, Henry është trajneri i ardhshëm i Belgjikës. Nuk ka dyshime. E them hapur: ai do të jetë trajneri i ardhshëm. Ai ka respektin e të gjithë lojtarëve. Ai ka fituar gjithçka, ai di të trajnojë, ai e di se çfarë duhet të bëjmë për të arritur atje.

“Ai e njeh ekipin, ligën, stafin. Për mua, ai është trajneri ideal për kombëtaren tonë. [Nëse nuk është Henry] atëherë nuk e di se kë do të punësojnë. Por nuk mendoj Belgjika duhet të fillojë nga e para”.

Mbetet të shihet nëse do Henry do marrë drejtimin e belgëve.

/Shqip.com