Sport Ndërkombëtar

Thiago Silva – po e sfidon moshën

Thiago Silva

Ani pse njihet si liga me tempon më të shpejtë të lojës në Evropë – ai nuk po e ka problem fare.

Me 37 vjet në supe – është lider i repartit defanziv të Chelseat – dhe ka zhvilluar gjashtë ndeshje në këtë sezon.

Thiago Silva po vazhdon të jetë startues në skuadrën londineze – dhe mosha për të është thjeshtë numër.

Qendërmbrojtësi brazilian po e zhvillon vitin e tretë në “Stamford Bridge” ku tashmë i ka fituar zemrat e tifozëve.

Silva ka zhvilluar 61 ndeshje në Premierligë në total – teksa është autor i pesë golave dhe një asistimi.

Veterani është një nga futbollistët më të respektuar në Evropë – teksa ka djersitur edhe fanellën e Milanit dhe Paris Saint Germain.

Thiago ftohet rregullisht edhe nga kombëtarja e Brazilit dhe synon që të luaj në Kampionatin Botëror “Katari 2022”./Shqip.com