Sport Ndërkombëtar

Lider i lindur

Thiago Silva

Në “Parkun e Princave” u pa si i panevojshëm, pasi konsiderohej të ishte shumë i vjetër për këtë skuadër.

Por, koha e tregoi që Thiago Silva ka ende çka t’i ofrojë futbollit, shkruan Shqip.com.

Qendërmbrojtësi brazilian vendosi që karrierën ta vazhdonte në Angli, te Chelsea, ku në sezonën e parë  e fitoi Ligën e Kampionëve. Trofeun që po i mungonte sirtarit të tij.

Ani pse është 37 vjeçar, ai po vazhdon të jetë lider në repartin defanziv të londinezëve, ku ka sjellur qetësi, përvojë dhe shumë kualitet.

Silva, është duke e shijuar edhe sezonën e dytë në ishull, ku po vazhdon të jetë startues i padiskutueshëm.

Thiago Silva - Player Profile - Football - Eurosport
Thiago Silva

Ani pse njihet si liga me tempon më të shpejtë të lojës në Evropë, Thiago nuk po e ka problem fare këtë.

Në këtë sezonë, ai ka zhvilluar tetë ndeshje në Premierligë, katër në Ligën e Kampionëve.

Madje, Chelsea ka pësuar vetëm tre gola në ishull, e një meritë e madhe për këtë i faturohet Thiago Silva-s.

Me rreshtimin me tre qendërmbrotjësa, që po e praktikon, Thomas Tuchel, numri gjashtë është duke “lulëzuar”, ndërsa edhe Rudiger së bashku me Chriestiensen kanë mësuar shumë prej tij.

Kontrata i reprezentuesit bralizian, mbaron në verën e ardhshme dhe deri më tani nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët për vazhdimin e saj./Shqip.com