Thiago Silva – lider edhe në moshën 37 vjeçare
Publikuar:
(25.05.2022 14:58:14)

Në “Parkun e Princave” u pa si i panevojshëm dhe ia treguan derën.
Fjalëpak – jashtë fushës së gjelbër – ashtu siç i ka hije një lideri, ai vendosi që ta vazhdonte karrierën në Premierligë.
Thiago Silva – me 37 vite në supe e dëshmoi që mosha është vetëm numër – nëse puna është e madhe.
Silva ka zhvilluar 32 ndeshje në elitën e futbollit anglez, teksa shënoi edhe tri gola.
Ani pse njihet si liga me tempon më të shpejtë të lojës në Evropë, Thiago nuk po e ka problem fare.
Së bashku me Antonio Rudiger – formuan një tandem që nuk dëshëroi.
Ai ka kontratë – me Chelsean deri në fund të sezonit 2022/2023 dhe gjithçka asocon – që do vazhdojë në “Stamford Bridge”./Shqip.com