Sport Ndërkombëtar

Thiago Silva: Dua të luaj deri në moshën 41 vjeçare – njëjtë si Maldini

Qendërmbrojtës i Chelseat, Thiago Silva

Është 37 vjeçar, por ende po luan në nivelet më të larta të futbollit.

Mosha duket që ështe vetëm numër për të.

Thiago Silva vazhdon të jetë lider në mbrojten e Chelseat dhe nuk e sheh si opsion pensionimin.

Qendëmrbrojtësi brazilian, përmes një deklarate për website zyrtar të klubit, ka bërë të ditur se dëshiron që të luaj – të paktën deri në moshën 41 vjeçare, duke e përmendur si pikë inspiruse Paulo Maldinin.

Chelsea's Thiago Silva: I've waited 37 years for this moment
Thiago Silva

“Shpresoj se mund të bëj të njëjtën gjë që bëri Maldini te Milani, duke luajtur deri në moshën 40 ose 41 vjeç. Ky është plani im për të ardhmen e afërt dhe unë e kam përgatitur veten për këtë”, tha Silva.

Numri gjashtë – thotë se përkundër dyshimeve që kishin njerëzit(për shkak të moshës) – kur iu bashkua Chelseat – ai nuk u ndje aspak i frikësuar, ani pse ndërroi ambient pas tetë viteve qëndrim në kryeqytetin e Francës.

“Shumë njerëz kishin dyshimet e tyre nëse unë do të jem në gjendje të luaja me të njëjtin standard këtu si në PSG, por kurrë nuk kisha dyshime se si do të performoja për klubin. Ndjehem sikur kam mbajtur standardin tim këtu te Chelsea, duke pasur parasysh se është liga më e mirë në botë”, potencoi ai.

Opinion: Chelsea's Thiago Silva as good as any other Premier League centre  back including Virgil van Dijk and Ruben Dias - Euro News Source
Thiago Silva

Silva – ka zhvilluar 23 ndeshje në këtë sezon të Premierligës, teksa ka shënuar tri gola.

Së bashku me Antonio Rudiger – kanë formuar një tandem të pazëvndësueshëm – që mbetet një nga pikat më të forta të kampionëve të Evropës.

Ai ka kontratë – me Chelsean deri në fund të sezonit 2022/2023. /Shqip.com