Thiago Motta e merr timonin e Bolognas

Thiago Motta është emëruar trajner i Bolognas.
Ish-futbollisti italian ka nënshkruar kontratë të vlesfshme – deri në vitin 2024.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.
Motta – do e zëvendësojë Sinisa Mihajlovic – i cili është shkarkuar nga puna javën e kaluar.
Për 40 vjeçarin – kjo do të jetë puna e tretë në rolin e trajnerit, sepse paraprakisht ka udhëhequr Spezian, Genonan dhe grupmoshat U-19 të Paris Saint Germain.
Sa i përket Bolgonas, kjo skuadër gjendet në pozitën e 12-të në tabelë, me gjashtë pikë të grumbulluara.
Deri më tani ka arkëtuar vetëm një fitore, është ndalur me tri barazime dhe ka pësuar dy humbje.
Mota – ka pasur një karrierë të pasur në futbollin evoropian – pasi ka djersitur fanellën e Interit, PSG-së, Barcelonës, Atletico Madrid dhe Genoas./Shqip.com