Lajme

Therje me thikë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Therja me thikë.

Një person është therur me thikë të mërkurën rreth orës 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se deri te therja ka ardhur pas një përleshjeje fizike.

Tutje, ajo njoftoi se viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

“Sot rreth orës  16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një  përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.

Ndërkaq, Shqip.com ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi therja me thikë në Prishtinë./SHQIP.com

Therje me thikë.
Therje me thikë.