Lajme

Theret një i mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një i mitur ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij në Gjilan.

Rasti ka të mërkurën ndodhur në Kampusin e shkollave të mesme.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, viktima ndihmën e parë  e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas  është dërguar në QKUK Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

/Shqip.com