Lajme

Theret me thikë një person në Prishtinë, dy të arestuar

Therje me thikë.

Një person është therur me thikë paraditen e së hënës në Prishtinë pas një përleshjeje fizike afër ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 11:30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Tutje, Ahmeti njoftoi se lidhur me rastin, janë arrestuar dy persona të dyshuar, teksa rasti është duke u hetuar./SHQIP.com