Lajme

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen tre të tjerë

Një person është therur më thikë në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se për rastin janë arrestuar tre persona .

“Sot rreth orës  13 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.

 I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

/Shqip.com