Lajme

Theret me thikë një person në Deçan

Ilustirm

Një person është therur me thikë të enjten në Deçan.

Rastin e ka konfirmuar për SHQIP.com zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00. Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku viktima ka shkuar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga mjeti i mprehtë (thikë). Në vendin e ngjarjes ka dal policia”, deklaroi Gashi.

Ai tha se rasti ka ndodhur pas një përleshje në një market në qytet, ndërsa shtoi se i dyshuari është arrestuar.

“Ngjarja ka ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe të dyshuarit. Ky i fundit është arrestuar dhe intervistuar, ndërsa mjeti i përdorur është sekuestruar. Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë”./SHQIP.com