Theophilus Solomon i bashkohet Gjilanit
Publikuar:
(12.08.2022 21:12:10)

Theophilus Solomon është larguar nga FC Ballkani, por jo edhe nga Superliga e Kosovës.
Ai do e vazhdojë karrierën te SC Gjilani.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.
Ndër të tjera – në njoftim thuhet – se ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
26 vjeçari luan si qendërsulmues, por në Suharekë nuk arriti t’i tregonte vlerat e tij.
Në të kaluarën – ai ka luajtur edhe te Partizani, Ujpest e shumë skuadra të tjera./Shqip.com