Sport Ndërkombëtar

Theo Hernandez nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani

Theo Hernandez

Theo Hernadez është duke kaluar momente të arta.

Reprezentuesi francez, ka kontratë valide me Milanin deri në vitin 2024 – dhe nuk e ka ndërmend të largohet.

“Bisedimet janë duke u zhvilluar për vazhdimin e kontratës sime me AC Milan. Jemi në një pikë të mirë – negociatat po përparojnë, jam shumë i lumtur këtu që nga dita e parë”, tha ai për Sky Sport.

Theo e barti shiritin e kapitenit në krah – kundër Spezias, pasi Romagnoli ishte i lënduar dhe u shpreh tejet i lumtur për këtë fakt.

“Është radha ime sepse Romagnoli dhe Calabria nuk janë këtu, por jam i lumtur që mbaj shiritin e kapitenit”, shtoi ai.

Theo Hernández became the first Milan defender to score 3 doubles in Serie  A - American Post
Theo Hernandez – me shiritin e kapitenit në krah

Hernadez është i pazëvendësueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes së kuqezinjëve – që mbetet një nga pikat më të forta të kësaj skuadre.

Ai është paraqitur 17-të herë në elitën e futbollit italian – në këtë kampionat, teksa është autor i katër golave dhe pesë asistimeve.

Përveç tij, formë të lartë po kalon edhe Milani si skuadër.

Të udhëhequr nga Stefano Pioli, rosonerët gjenden në vendin e dytë të Series A, me 48 pikë të grumbulluara – vetëm një më pak se Interi që është lider.

Deri në fund të këtij kampionatit kanë mbetur edhe 18-të ndeshje për tu zhvilluar./Shqip.com