Lajme

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Myhater Haskukës dhe tre ish-deputetëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr aktvendim me të cilin ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit Myhater Haskuka dhe tre ish-deputetëve Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu.

Ata akuzohen se në shkurt të 2016-ës, kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç ‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton Betimi për Drejtësi.

Në aktakuzën e përpiluar më 15 prill 2016 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se Enver Hoti, Shqipte Pantina, Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Rexhep Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës, kanë hedhur gazin lotsjellës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë./Shqip.com