Lajme Botë

Thellohet bilanci i vdekje në Kenia, arrin në 89

Grumbuj dheu në vendin e varreve masive në Shakahola, Kenia më 25 prill 2023. Yasuyoshi Chiba / AFP
Grumbuj dheu në vendin e varreve masive në Shakahola, Kenia më 25 prill 2023. Yasuyoshi Chiba / AFP

Numri i të vdekurve në mesin e ndjekësve të një kulti kenian, të cilët besonin se do të shkonin në parajsë nëse do të vdisnin nga uria, është rritur në 89, deklaroi Ministri i Brendshëm, Kithure Kindiki.

Numri është rritur vazhdimisht ditët e fundit pasi autoritetet kanë kryer zhvarrosje të varreve masive të gjetura në një zonë prej 800 hektarësh të pyllit Shakahola në Keninë lindore, ku kishte bazën e vetëshpallur ‘Kisha Ndërkombëtare e Lajmit të Mirë’, raporton Nbc News.

Hetuesit kenianë zbuluan 16 trupa të tjerë të martën, duke e çuar numrin e viktimave deri më tani në 89, përfshirë fëmijë. Yasuyoshi Chiba / AFP

Shumica e të vdekurve u gjetën nga varret e cekëta, ndërsa një numër i vogël u gjetën të gjallë dhe të dobësuar, por më vonë vdiqën.

Oficerët e policisë keniane qëndrojnë jashtë banesës së braktisur të ndjekësve të Kishës Ndërkombëtare. Yasuyoshi Chiba / AFP

Kulti u quajt ‘Kisha Ndërkombëtare e Lajmit të Mirë’ dhe udhëheqësi i saj, Paul Mackenzie, u arrestua pas një informacioni që sugjeronte ekzistencën e varreve të cekëta që përmbanin trupat e të paktën 31 prej ndjekësve të tij.

Një anëtar i Kryqit të Kuq kenian ngushëllon një ndjekës të shpëtuar të Kishës Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë në Shakahola. Yasuyoshi Chiba / AFP

Në fillim të këtij muaji, policia shpëtoi 15 anëtarë të grupit besimtarë në kishë, të cilëve ata thanë se u ishte thënë të vdisnin nga uria. Katër prej tyre vdiqën para se të arrinin në spital, tha policia.

/Shqip.com