Kulturë

The Weeknd thyen rekord në Spotify

Artisti The Weeknd është renditur i pari në listën e Spotify.

Ai ka arritur 100 milionë dëgjues në muaj, dhe tashmë ka këngën më të dëgjuar të të gjitha kohërave, Blinding Lights, e cila është luajtur 3.4 miliardë herë.

Kjo vjen pas publikimit të remiksit të tij dhe të Ariana Grande-s “Die For You”, versioni duet i këngës në krye të top-listave, i cili aktualisht ndodhet në vendin e 7-të në listën e Billboard Hot 100

Kënga e 2016-ës u rikthye një jetë pasi u bë virale në TikTok.

/Shqip.com