Rozë Ndërkombëtar

The Weeknd përdor zërin e Bella Hadid për hapjen e koncertit të tij?

Këngëtari i njohur kanadez The Weeknd dhe ish e dashura e tij, super modelja Bella Hadid kanë qenë një ndër çiftet më të preferuara përgjatë peridhuës 2015-2019.

Këta të dy kishin një marrëdhënie jo stabile ku shumë herë ndaheshin e riktheheshin bashkë, mirëpo në vitin 2019 këta të dy u ndanë përfundimisht duke mos lënë hapësirë për rikthim.

E pas ndarjes, The Weeknd gjithmonë është parë duke përfshirë mesazhe sublime në tekstet e këngëve të tij, ku fansat janë të sigurt që është për Bella.

Por së fundmi, The Weeknd ka bërë një “nam” tjetër ku la të gjithë pa fjalë.

Gjatë një koncerti të tij para ca ditësh, ai si hapje të një kënge përdori zërin e një vajze që shumë njerëzve u duk si zëri i Bella Hadid.

Zëri duket sikur ishte një “voicemail” i lënë në telefonin e këngëtarit dhe në fund të mesazhit dëgjohen fjalët “Më mungon”.

Këngëtari nuk ka reaguar aspak për këto lajme, kjo pasi nuk është hera e parë që përdor këtë zë, ku i njëjti rast ndodhi dhe në Coachella./SHQIP.com.