Sport Ndërkombëtar

Liverpooli po rikthehet në element

Liverpooli shënon fitoren e radhës

Mohamed Salah dhe Sadio Mane nuk gjenden në Angli, por kjo nuk po paraqet problem për Jurgen Klopp.

Liverpooli ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në “luftën” për titull në Premierligë.

“The Reds” fituan me rezultat 1-3, në udhëtim te Crystal Palace, për të qëndruar në hap me Manchester Cityn.

Në këtë takim, mysafirët ishin më të mirë qysh nga fillimi dhe për asnjë moment nuk e vunë në dyshim epitetin e favoritit.

Goli i parë u shënua pas vetëm tetë minutave lojë. Autor ishte Virgil van Dijk, kurse asistoi Andrw Robertson.

U prit një përgjigje nga vendasit, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Image
Festimi i golit nga Van Dijk

Ndërsa, në anën tjetër “The Reds” shënuan edhe një herë, kësaj radhe me anë të Alex Oxlade-Chamberlain në minutën e 32-të. Me këtë rezultat mbaroi pjesa e parë.

Vendasin e filluan më mirë pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin me anë të Odsonne Édouard – në minutën e 55-të.

Deri në fund të takimit, Palace u orvat me të gjitha forcat për ta barazuar rezulatin, por nuk e thyen dot mbrotjen e mysafirëve.

Kurse, një minutë para se të përfundonte koha e rregullt e takimit, Fabinho realizoi nga pika e bardhë dhe ndeshja përfunodi me rezultat 1-3.

https://twitter.com/Son0faBeach305/status/1485278787931619329?s=20
Goli i shënuar nga Fabinho

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka gjithsej 48 pikë dhe gjendet në vendin e dytë. Nëntë pikë më pak se City, por “The Reds” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, Crysal Palace gjendet në vendin e 13-të, me 24 pikë të grumbulluara, pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Arsenal 0-0 Burnley

Leicester City 1-1 Brighton & Hove Albion /Shqip.com