Sport Ndërkombëtar Titulli ende nuk e ka gjetur rrugën - në ishull

“The Reds” kërkojnë fitore – me shpresën për titull deri në fund

Shpresa nuk është shuar akoma.

Kjo është çfarë shkon në mendjen e çdo fansi të Liverpool, edhe pas barazimit 1:1 me Tottenhamin.

Ndeshja e luajtur në “Anfield” dyhet të ketë shërbyer si mësim për 19 herë kampionin e Anglisë, tëcilët udhëtojnë në Birmingham sot.

Pamje nga takimi Liverpool 1-1 Tottenham

Atje do të përballen me Aston Villan që për ironi udhëhiqet nga legjenda e “The Reds”, Steven Gerrard – që njollë të zezë në karrierë e ka pikërisht titullin që ata po e synojnë këtë vit.

Si skuadër mes-tabelare, Villa kërkon të rrëmbejë fitore – diçka që nuk e ka arritur që nga viti 2020 (7:2) – ndaj një skuadre që si ajo e Jurgen Klopp që luan futboll ofanziv për 90 minuta.

Madje, edhe rekordi i tyre si vendas në tre ndeshjet e fundit është po aq i dobët sa gjasat e sotme për arkëtimin e pikëve të plota, ku kanë dy humbje dhe një fitore – ndaj Norwichit tash e një kohë të rënë nga liga.

Steven Gerrrard, trajneri i Aston Villas

Megjithatë Liverpooli ka presionin në anën e tyre, pasi në fundjavë lejuan Manchester Cityn të ‘ikin’ me tre pikë në krye të renditjes tabelare.

Edhe shefi i skuadrës nga Merseyside pohoi se “nuk e sheh Cityn duke lëshuar pikë” deri në fund të kampanjës.

Njësoj si Gerrard, edhe një ish-lojtar që bëri karrierë dhe u duartrokit nga “kopi” i të kuqve është në radhët e “Lions”, Philippe Coutinho, i cili është në formë të shkëlqyer në rolin e vendasit, duke kontribuuar në shtatë gola për ekipin ( katër gola dhe tre asistime).

Philippe Coutinho dhe Steven Gerrard

Ndërsa rreziku më i madh për portën e gardianit argjentinas, Emliano Martinez, është talismani egjiptian që do të kërkojë ta rrisë goleadën e tij prej pesë golash në katër duelet e fundit kundër rivalit të sotëm.

Sa i përket renditjes tabelare, kur kanë mbetur edhe tre xhiro për t’u luajtur, Liverpool ka tubuar 83 pikë – duke u pozicionuar i dyti – ndërsa Aston Villa ka 43 sosh dhe katër sfida në dorë deri në mbylljen e sezonit.

Takimi fillon nga ora 21:00 dhe gjyqtari që do të ndajë drejtësinë është Jonathan Moss. /Shqip.com   

Tabela e Premierligës