Ekonomi

“The Guardian” i jep jehonë Pejës, një nga qytetet e Evropës që duhet vizituar

Lexuesit e gazetës prestigjioze “The Guardian” kanë renditur disa qytete në Evropë që janë të pareklamuara dhe që duhet vizituar.

Peja nga ta është cilësuar si një vend i përkryer për një pushim fundjave, duke përfshirë kështu edhe udhëtimet në disa fshatra përreth.

Në këtë shkrim thuhet se duhet vizituar qyteti për të parë arkitekturën e bukur. Më pas duhet vizituar edhe ujëvara e Drinit të Bardhë, pastaj bjeshkët e Pejës, Radavci dhe Gryka e Rugovës.

Ata nuk harruan ta përmendin edhe gjallërinë e qytetit që krijohet si dhe kafenetë ku mund të shijoni ndonjë pije.

Përveç Pejës, qytete të tjera që duhet vizituar në Evropë është renditur edhe qyteti Leiden në Holandë, pastaj Bremen në Gjermani, La Spezia në Itali, Grazi në Austri, Lille në Francë, Bergen në Norvegji, Kordoba në Spanjë dhe Zagrebi në Kroaci.

/Shqip.com