Lajme

“The Geopost” publikon videon e ‘Llune-s’ duke sulmuar shqiptarët

The Geopost” ka siguruar një video dhe një fotografi të datës 6 dhjetor të vitit 2022, ku shihet shefi i të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” në Mitrovicën e Veriut, Milun Milenkoviq – “Llune”, së bashku me disa serbë të tjerë, duke ndaluar dhe rrahur katër të rinj. Shqiptarët që kishin kaluar urën kryesore të Ibrit dhe po ecnin në rrugën “Kral Petar”.

Siç shihet në video, fillimisht banda kriminale serbe ndalon shqiptarët, ata bëjnë një bisedë dhe më pas i kthen mbrapsht duke i goditur.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në orën 14:56 të datës 6 dhjetor të vitit 2022, në kohën kur një granatë dore ka shpërthyer në objektin e KQZ-së në Veri të Mitrovicës. Gjatë kësaj kohe, nga serbët u ngritën barrikada, të cilat nuk u tërhoqën deri më 28 dhjetor.

Në këtë periudhë, në Veri, përveç formacioneve ilegale dhe kriminale serbe, janë vërejtur edhe formacionet paraushtarake ruse si “Ujqërit e natës” dhe “Wagner”.

/Shqip.com