Rozë

“Thashë se e puthi në buzë”, Cllevio komenton përqafimin e Stresit dhe Noizyt

Noizy, Stresu dhe Cllevio

Tashmë e një kohë Noizy dhe Stresi kanë rregulluar raportet, pas një konflikti të gjatë që kishin.

Madje ky i fundit ishte i ftuar edhe në koncertin gjigant që kishte në Tiranë të quajtuar “Alpha Shoë”, ku dhuruar një përqafim.

Pas kësaj ka reaguar edhe Cllevios në një prej shfaqjeve të tij të drejtpërdrejta online.

“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio.

Kujtojmë që Cllevio së fundmi vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, Noizy, me të cilin prej kohësh kishin konflikte virtuale dhe madje kishin pasur edhe një përplasje fizike.

Madje ky i fundit është denuar edhe me burg./SHQIP.com

https://www.youtube.com/watch?v=YQmIolbZ7vE