Lajme

Thaçi: VV-ja po tenton ta kap UP-në

Jusuf Thaçi

Eksperti i Arsimit, Jusuf Thaçi ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje pasi që Këshilli Drejtues i UP-së morri vendim që Naser Sahitin ta shkarkojë nga pozita e Rektorit.

“Me këtë veprim të shkarkimit të rektorit, i cili nuk do të mund të ndodhte pa të deleguarit e MASHTI-t në KD të UP-së (pra nuk do të ndodhte pa miratimin e ministrisë/qeverisë), Lëvizja Vetëvendosje foli qartë: “Nuk po na intereson që UP-ja me qenë e mirë, po na intereson që UP-ja me qenë e jona!”, ka shkruar Thaçi.

Sipas Thaçit qasjen e njëjtë ndaj UP-së e kanë pasur të gjitha partitë politike.

Lexo edhe:
Sahiti pas shkarkimit s’pranon të deklarohet për media

“Pra, saktësisht e njëjta qasje ndaj UP-së që e kanë pasur të gjitha partitë tjera politike që kanë qeverisur në Kosovë që nga paslufta” ka thënë Thaçi.

Ushtruese e detyrës në krye të institucionit është emëruar Luljeta Plakolli-Kasumi.

/Shqip.com