Rozë

Tha se malësorët ishin analfabetë, moderatorja shqiptare tregon se si u kërcenua

Modelja dhe moderatorja, Erjola Doçi di si të ruaj famën që ajo posedon.

Deklarata e saj që ajo harxhon 2 mijë euro në muaj për lëkurë është bërë virale në rrjete sociale.

E bashkë më të edhe një temë tjetër , ku ajo muaj më parë u shpreh se veriorët i pëlqen sepse sipas saj janë analfabetë.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, tha Erjola, e cila vetë është me origjinë nga Kukësi. Ndërkohë gjatë debatit ajo theksoi se veten e sheh të martuar vetëm me verior.

E ftuar së fundmi në “Expuls”, Erjola ka treguar se ka marrë kërcënime pas deklaratës.

“Kam marrë kërcënime, ju vinte keq, thonin ti do ndonjë malok, por unë me malokë jam mësuar”, tha ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se një mashkull ka dashur t’i jepte gjithë pasurinë, vetëm për të kaluar një natë me të.

Ndryshe, ajo ishte pjese e Kepit të Tundimeve.

/Shqip.com