Rozë

Tha se do të ndiqte “rregullin” e Leo DiCaprios për vajzat që do të dilte, Afrona Dika ironizon Bleron

Ditë më parë aktori Leonardo DiCaprio, kishte prezantuar të dashurën e tij 23-vjeçare Camila Morrone.

Ndërkaq, së fundmi këngëtari kosovar Blero, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka thënë se po i pëlqen rregulla e aktorit që e dashura e tij të jetë 23 deri në 25 vjeçe.

“Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardi DiCaprio’s, 23-25 as ni ditë ma të vjetër”, ka shkruar Blero.

Ndërkohë, pak ditë pas këtij statusi, Afrona ka bërë një postim që duket si një thumb ndaj ish partnerit të saj.

Fotoja tregon një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve. “Hidhu”, shkruhej krah fotos.

Kjo është parë si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj ish burrit të saj, me të cilin u martua në shtator të vitit 2019.

Blero dhe Afrona duket se janë ndarë, ndonëse Blero nuk ka folur asnjëherë për këtë, por as Afrona./SHQIP.com