Rozë

Teuta tregon të preferuarën e saj në BBVK

Big Brother ka disa ditë që ka filluar dhe banorët kanë filluar që të tregojnë vetën.

Për këtë edhe fansat jashtë si dhe figurat publikë kanë treguar të preferuarin e tyre – një nga ta edhe Teuta Krasniqi.

Bëhet fjalë për aktoren Arta Selimi, e cila është edhe mikeshë e saj e afërt.

“Cukla jem”, është shprehur Teuta përmes një postimi.

Aktorja Arta Selimi është një ndër emrat e njohur që i janë bashkuar kastit. Ajo njihet për rolet e shumta në prodhime kinematografike vendore dhe mes tjerash edhe për rolin në serialin shumë të ndjekur dikur, “Tre gjermanët e trashë”.

/Shqip.com