Rozë

Teuta Selimi tregon arsyet pse e la Zvicrën për t’u kthyer në Kosovë

Teuta Selimi

Këngëtarja e njohur, Teuta Selimi ka disa vite që është shpërngulur nga Kosova për të jetuar në Zvicër.

Por, në korrik të këtij viti, këngëtarja Teuta Selimi vendosi që të kthehej bashkë me familjen e saj për të jetuar në Kosovë.

Në një intervistë që ka realizuar së fundi, Teuta ka treguar se ky ka qenë vendim i vështirë, por se e kanë pasur në mendje qe një kohë.

“Kemi fol disa herë për këtë temë për me u kthy. Dëshira s’ka mungu as ma herët për me u kthy në Kosovë. Ndoshta dikush e kish pas ma lehtë, ata persona që dalin me jetu jashtë e kanë ma të lehtë me jetu atje, nëse kanë lind apo kanë shku si fëmijë”.

Arsyen për kthimin e saj në vendin e origjinës, ajo e lidh me familjen, shoqërinë dhe profesionin.

Në një moment, ajo tregoi edhe se ishte lodhur duke udhëtuar nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas.

Me një moshë çfarë kam shku unë ose burri është moshë kritike me u ambientu me një shtet të huaj. Edhe pse mendoj që kemi arrit me u integru mirë, se s’mundesh me thanë asnjë fjalë të keqe për Zvicrën. Mirë na kanë prit, mirë na kanë trajtuar sepse përnime është një vend ideal për me jetu. Por, mu gjithmonë më ka mungu spontaniteti, shoqëria e familja. Mandej edhe profesioni e ka kërku me kanë unë ma shumë këtu. Me thanë të drejtën, mu pat lodh shpirti tu u end”, ka thënë Teuta në Prive.

Teuta në anën tjetër është shumë aktive në muzik. Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi më Skerdin.

Projekti që një muaj nga lansimi ka arritur mbi 3.5 milionë klikime në platformën ‘Youtube’./SHQIP.com