Rozë

Teuta Krasniqi: Adonisi nuk më ka ngacmuar në fitnes

Teuta Krasniqi dhe Adonisi

Teuta Krasniqi, është njëra ndër aktorët më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo së fundi ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”, ku ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, ku ndër to ka përmendur periudhën e vitit 2015, ku sapo kishte filluar të njihej me bashkëshortin e saj aktual, Adonis Morinën.

Ajo ka treguar se për herë të parë Adonisin e kishte parë në një sallon bukurie dhe se e kishte pyetur floktarin e saj se kush ishte.

Ajo po ashtu u shpreh se Adonisit ia kishte marrë të dhënat, në mënyrë që do ta telefononte kur të ishte gati për t’ia nisur ushtrimeve në palestër.

“Edhe më pas kemi flluar të ushtrojmë dhe unë hyra në formë si me magji prej ushtrimeve, edhe që tepër shumë i respktojsha sepse me të vërtetë ka qenë shumë strikt. Edhe gjatë asaj kohe i mbaj mend do momente kur unë isha duke ushtruar, dhe e shikoja veten në monitor [në ndonjë emision], edhe e shihja që ai është duke më parë edhe aty [në monitor] edhe aty [në ushtrimet], por kurrë në jetë asnjë pyetje nuk ma ka bërë edhe sot shumë e çmoj atë profesionalizëm dhe kjo është arsyeja pse e kam lënë të ushtroj me vajza të tjera”, ka thënë duke qeshur aktorja.

Aktorja u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë martesën e dytë nga zhgënjimi që kishte pësuar nga dështimi i martesës së parë, por që me hyrjen e Adonisit në jetën e saj, gjithçka ndryshoi.

Teuta ka qenë e martuar më këngëtarin, Blero dhe janë prindër të një vajzë të quajtur, Tara./SHQIP.com