Teuta fiton për herë të dytë radhazi Superkupën e Shqipërisë

Teuta ka arritur të sigurojë trofeun e parë për sezonin e ri pasi ka mposhtur Vllazninë në kuadër të Superkupës së Shqipërisë me rezultat 3-0.
Vlenë për t’u theksuar që për herë të parë në futbollin shqiptar, u përdor edhe sistemi “VAR”, ku në disa raste dha vendime të drejta.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga ta dyja skuadrat, ku as rastet nuk munguan, por shifrat nuk ndryshuan.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm, epërsinë fillestare Teuta e gjeti në minutën e 57-të përmes Albano Aleksi, në fakt ishte një gabim i portierit, Zogovic të cilit i iku topi nga duart duke përfunduar në rrjetë.
Kur pritej një reagim nga Vllaznia, Teuta shënon sërish në minutën e 62-të pas një goditje të fortë me kokë nga Ildi Gruda për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.
Shkodranët gjithsesi arritën të rimarrin vetën dhe të hidhen në sulm, ku edhe gjetën golin në minutën e 84-të, por që anulohet pas një rishikimi në “VAR”.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, kur të gjithë lojtarët e Vllaznisë ishin në sulm, Sebino Plaku arrin të gjejë golin e tretë dhe të nokautit për këtë ndeshjes.
Teuta për herë të dytë rresht dhe në histori të saj fiton Superkupën e Shqipërisë./Shqip.com