Sport Ndërkombëtar

Tetori – muaji i Mohamed Salah

Mohamed Salah po kalon në formë fenomenale me Liverpoolin

Golat dhe asistimet, tashmë janë bërë rutinë për Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian, nga java në javë, po dhuron spektakël në Premierligë, shkruan Shqip.com.

Muaji tetor në ishull, ishte një periudhë e dominuar nga 30 vjeçari, i cili po kalon në formë jetësore.

Në katër ndeshjet e zhvilluara në këtë muaj, ai ka shënuar pesë gola, kurse ka dhuruar edhe katër asistime.

Mohamed Salah nominated for PFA Fans' Player of the Month - Liverpool FC
Mohamed Salah

Kundër Manchester City – një gol dhe një asistim.

Kundër Watford – një gol dhe një asistim.

Kundër Manchester United – tre gola dhe një asitim.

Kundër Brighton – një asitim.

Ndërsa, formë të mirë është duke kaluar edhe Liverpooli, që është në hap me Chelsean, në “luftën” për vendin e parë në Premierligë.

Pas dhjetë gjirove të zhvilluara, “The Reds” kanë grumbulluar 22 pikë, vetëm tre më pak se londinezët.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Kloop, është e vetmja në Premierligë, që nuk ka pësuar asnjë humbje të vetme këtë sezonë.

Ndërkohë, numri dhjetë, ka po aq gola në Premierligë këtë kampionat dhe e mban epitetin e golashënuesit më të mirë.

Ai, po ashtu ka regjistruar gjashtë asistime, duke treguar që mund të jetë i dobishëm edhe pa shënuar gola./Shqip.com