Sport Ndërkombëtar

Tetë vite – nga “rrëshqitja e Gerrard”

Steven Garrard

Liverpooli ishte afër titullit.

Stevie G po bëhej gati ta puthte trofeun e Premierligës për herë të parë në karrierë.

E ndanin vetëm tri ndeshje nga rikthimi i lavdisë.

This Liverpool attack is better than the Luis Suarez-led trio'
Suarez dhe Gerrard

Pas 24 viteve – “kurora” do shkonte në impianin e quajtur “Anfield Road”.

Skuadra e udhëhequr nga Rafael Benitez kishte 11-të ndeshje pa humbje.

Të prirë nga Luis Suarez në sulm, “The Reds” udhëtuan në “Stamford Bridge” për të kërkuar fitore ndaj Chelseat.

Por, asgjë nuk shkoi sipas planeve.

14-të te tetori i vitit 2014 do mbetet gjithmonë një kujtim i hidhur në karrierën e Gerrard.

Kur po zhvillohej minuta e 46-të, numri 8 rrëshqiti në mes të fushës, topin nuk e kontrolloi dot dhe Demba Ba e dërgoi topin në rrjetë.

“The Reds” pësuan humbje 2-0 në atë takim, dhe që nga atëherë kjo datë mbetet e shënuar në kalendarin e futbollit në ishull.

Momenti i rrëshqitjes së Gerrard.

Pas kësaj disfate, Liverpooli e pati edhe një mundësi për ta fituar Premierligën, por barazuan 3-3 me Crystal Palace dhe fundi i sezonit ishte dëshpërues.

Këtyre vuatjeve të skuadrës angleze i erdhi fundi në vitin 2020, me titullin e fituar pas 30 viteve. /Shqip.com