Lajme

Tetë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ilustrim.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar tetë raste pozitive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë kësaj dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar katër persona.

Vlen të theksohet se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 19.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 14 doza të vaksinës kundër virusit.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar vazhdimisht qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër COVID-19 si dhe të ju përmbahen masave preventive në luftimin e virusit.

/Shqip.com