Lajme

Tetë orë grevë do të mbajnë sot punëtorët shëndetësorë

Tetë orë grevë të enjten do të mbajnë punëtorët shëndetësorë – si të pakënaqur me mosrealizimin e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Shërbimet sot do të jenë konform sipas ligjit për greva.

Përmes një njoftimi, Sindikata e Shëndetësisë së Kosovës, kanë deklaruar se përkundër pritjeve për takim me zyrtarët e institucioneve – takim nuk ka pasur.

Klinika Emergjente e QKUK-së

“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore“.           

Po ashtu mirëkuptim nga populli kanë kërkuar.

Ata janë të pakënaqur me ekzekutivin për shtesat prej 60 eurove.

Ndërkohe edhe Ligji për Pagat është kërkesë e tyre. /Shqip.com